Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PANZERS ON THEMOVE

Julian Nagelsmann përzgjedhës i Gjermanisë në EURO 2024

Julian Nagelsmann përzgjedhës i Gjermanisë në EURO 2024


19 September, 2023 @15:00

Ish-trajneri i Bayernit dhe Leipzigut, Julian Nagelsmann, do të jetë përzgjedhës i Gjermanisë deri në fund të Kampionatit Evropian EURO 2024, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Sipas Kicker.de Nagelsmann do të pagohet 400 mijë euro në muaj, ndërsa 36-vjeçari do të jetë trajneri më i ri në moshë i Gjermanisë që prej LIIB. Nga ndeshjet aktuale të planifikuara, Gjermania në tetor do të ndeshet me SHBA, pastaj me Meksikën, ndërsa në nëntor me Austrinë dhe Turqinë.

Shpejt, pritet të bëhet edhe zyrtarizimi nga Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), pasi që marrëveshja është arritur ndërsa ish-reprezentuesi gjerman Rudi Völler dhe Bernd Neuendorf, kanë përzgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për selektor.

Nagelsmann ka marrë detyrën deri në fund të EURO 2024, ndërsa pas saj varësisht nga rezultatet do të rishikohet marrëveshja për tu vazhduar ose jo.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian