Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË KOSOVËS

Gliha fajësoi gjyqtarët pas ndeshjes

Gliha fajësoi gjyqtarët pas ndeshjes


13 September, 2023 @8:27

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, në deklaratën e dhënë pas humbjes së djeshme ndaj Rumanisë ka thënë se gjykimi në ndeshje nuk kishte të njëjtin kriter. Ai theksoi edhe rastet e Kosovës në pjesë të parë.

“Penallti ishte për ata, ndërsa nuk ishte penallti për ne! Situata ishte shumë e vështirë. Kemi pasur rast për gol, por nuk shënuam dhe kjo është e tëra. Veçanërisht në pjesë të parë. Vedati kishte rast të mirë, Zhegrova gjithashtu. Më duhet të them edhe disa fjalë për referët. Disa vendime të tyre assesi nuk arrita t’i kuptojë. Kriteri i tyre ishte me të vërtetë problem. Duhet të jetë i njëjtë për të dyja ekipet,” ka thënë ndër të tjera slloveni.

Kjo është ndeshja e dytë që Gliha drejton Kosovën në këtë kampanjë kualifikuese pas largimit të Alain Giresse. Kosova ka shuar tërësisht gjasat për të shkuar në EURO 2024. Duelet e nëntorit dhe dhjetorit do t’i luajë për prestigj në kuadër të këtyre kualifikimeve.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian