Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDANËT ARRIJNË NË RUMANI!

Ekipi i Kosovës ateron në Rumani

Ekipi i Kosovës ateron në Rumani


11 September, 2023 @14:10

Ekspedita e Kosovës ka arritur në Rumani sot, pas fluturimit që e bënë nga Prishtina. FFK ka bërë të ditur se stafi dhe lojtarët kanë ateruar në Bukuresht, një ditë para ndeshjes ndaj Rumanisë, që luhet të martën (nesër) mbrëma.

Kosova kishte barazuar me Rumaninë në Prishtinë, 0-0. Sot ekipi i Kosovës do të mbajë stërvitjen finale para ndeshjes, ndërsa para saj do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit me njërin ndër futbollistët e Kosovës.

“Dardanët arrijnë në Bukuresht. Në orën 19:30 sipas kohës lokale në Bukuresht, Kombëtarja e Kosovës do ta mbajë stërvitjen finale para përballjes me Rumaninë, derisa paraprakisht në orën 19:00 mbahet konferenca për media.” — ka shkruar FFK-ja në njoftim, shoqëruar me një video.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, Kosova është e katërta në Grupin I drejt EURO 2024 me 4 pikë pas pesë ndeshjeve, ku ka katër barazime. Bashkë me Andorrën, Kosova është ekipi i vetëm që s’ka arritur fitore në këtë kampanjë kualifikuese. Zvicra është lidere e grupit me 11 pikë. Ndërsa Rumania e dyta me 9.

Një fitore e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë nesër, do t’i motivonte Dardanët për arritjen e pozitës së dytë në grup, gjatë dueleve të mbetura në tetor e nëntor.

Pas Rumanisë, Kosova do të ketë dy ndeshje në tetor, kur udhëton në Andorrë dhe pret Izraelin. Ndërsa në nëntor është mysafire e Zvcirës dhe mbyll kualifikimet ndaj Bjellorusisë.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian