BARAZIMI I MADH!
Ka shpresë
9 September, 2023 @22:53
Kosova përmes një Vedati që u tregua i pafalshëm për portën zvicerane ka siguruar një barazim të madh ndaj Zvicrës, ndërsa ka mbajtur gjallë shpresat për EURO 2024, pasi që mundësoi përfundimin e ndeshjes Kosova 2-2 Zvicra.
Në një ndeshje të dominuar lehtë nga Zvicra, Kosova në 2-3 rastet serioze që kishte, shënoi përmes Muriqit për të siguruar një pikë të madhe dhe për të kërkuar thuajse të pamundurën për kampionat evropian.
Remo Freuler i dha epërsinë Zvicrës, ndërsa kështu përfundoi edhe pjesa e parë e lojës. Në pjesë të dytë me një pasim nga brenda të Amir Rrahmanit, Milot Rashica u pozicionua më mirë se mbrojtësi zviceran për të pasuar te Muriqi, që me lehtësi në kërcim shënoi për barazim (65’).
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Freuler përsëri shënoi për Zvicrën, por kësaj radhe me ndihmën e kapitenit Rrahmanit, që topin duke tentuar ta largonte e çoi në portë të vetë! Kosovë e pa fat në këto momente (79’) pasi që topi shkonte drejt Arijanet Muricit.
Deri në fund, selektori Gliha futi në lojë Korenicën. E ky i fundi doli të jetë vendimtar në atë që Rrahmani me lëvizje rrëzoi mbrojtësin zviceran, derisa ai me pasim pa shikim, çoi topin te Muriqi për të shënuar për barazim përfundimtar, 2-2 (90’+4) pas së cilit gol, as nuk kishte nisje nga mesi i fushës.
Barazimi, bën që Zvicra me 11 pikë të vazhdojë lidershipin në Grupin E, derisa Kosova e katërta me 4 pikë - me patjetër duhet të ketë gjah të plotë Rumaninë në ndeshjen e radhës.