Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I FFK-së

Pa hollësi, Kosova e gatshme për Zvicrën

Foto: FFK

Pa hollësi, Kosova e gatshme për Zvicrën


Teksti: FFK

9 September, 2023 @16:17

Kombëtarja e Kosovës dje e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para përballjes me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45. Stërvitja e fundit ka kaluar në humor të mirë të futbollistëve, të cilët presin që me përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Dardanët” nga tribunat dhe me maksimumin e gjithsecilit në fushën e lojës të arrijnë marrin rezultat pozitiv kundër favoritit të grupit, Zvicrës, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të qenë në dispozicion të përzgjedhësit, Primozh Gliha, i cili në konferencën për media nuk ka dashur të japë hollësi sa i përket formacionit dhe as mënyrës se si do të luajë Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian