Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUOTAT

Bastoret Zvicrës i japin 1.61 për fitore ndaj Kosovës

Foto: football.ch

Bastoret Zvicrës i japin 1.61 për fitore ndaj Kosovës


8 September, 2023 @11:14

Zvicra si lidere e Grupit I kualifikues për EURO 2024 dhe ekip pa humbje ka marrë padyshim epitetin e favoritit në ndeshje ndaj Kosovës, që do të luhet të shtunën mbrëma në Fadil Vokrri.

Ndërsa sipas bet365 koeficienti për fitoren e Zvicrës është 1.61 në këtë duel, barazimi është kuotuar me 4.00 ndërsa fitorja e Kosovës me 5.50. Kujtojmë për duelin Kosova-Zvicra të gjitha biletat në Fadil Vokrri janë shitur brenda 3 orësh, ndërsa në staidum pritet të jenë 12 mijë e 500 ulëset e zëna.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kosova ka shumë të vështira gjasat për kualifikim në EURO 2024. Në atë që pritej të ishte grup i lehtë, Kosova nuk arriti ta kalojë Bjellorusinë në qershor, ndërsa më parë kishte barazuar me Andorrën, që zbehu gjasat shumë.

Në shtator Kosova do të pret Zvicrën më datën 9, të shtunën, ndërsa pas kësaj do të udhëtoj për në Rumani, ndeshje të cilën do ta luajë tre ditë më pas.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian