Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA PARA NDESHJES

Sylvinho: Të marrin pikë, ndoshta edhe të fitojmë

Foto: FSHF

Sylvinho: Të marrin pikë, ndoshta edhe të fitojmë


6 September, 2023 @20:36

Përzgjedhësi i Shqipërisë, braziliani Sylvinho ka bërë të ditur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj liderit të Grupit C, Çekisë, se kuqezinjtë do të kërkojnë pikë e ndoshta edhe fitoren në Pragë.

Përballja që luhet në Fortuna Arena të Pragës pritet të jetë e nxehtë, pasi që aktualisht Çekia është e para në grup, ndërsa Shqipëria e dyta. Për Shqipërinë, shtatori është ndër më të rëndësishmit, pasi që pas Çekisë, ekipi do të pret rivalin tjetër për kualifikim, Poloninë, të dielën në Tiranë.

ORARI I NDESHJEVE, REZULTATET dhe TABELA AKTUALE

“Skuadra ka patur ecje të mirë deri tash. Në këtë ndeshje më i mirë del ai që gabon më pak. Qëllimi është të marrim pikë, ndoshta edhe të fitojmë. Mungesa e vetme është Qazim Laçi, që ka grip. Formacioni do të bëhet nga ata që janë 100% të gatshëm dhe në formë,” — ka thënë Sylvinho në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Çekisë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian