Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT ONLINE - NË SHITJE

FFK nis shitjen e biletave për ndeshjen Kosova U21 - Gjermania U21

FFK nis shitjen e biletave për ndeshjen Kosova U21 - Gjermania U21


1 September, 2023 @19:57

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur para pak çastesh se ka hapur platformën për shitjen e biletave online për ndeshjen e tretë të Kosovës U21 në kuadër të kualifikimeve për evropian.

Kosova U21 do të ndeshet me Gjermaninë U21 në kuadër të Grupit D kualifikues më 12 shtator me fillim prej orës 19:00 në Fadil Vokrri të Prishtinës.

Kosova U21

Sa i përket kualifikimeve, Kosova U21 ka nisur mbarë këtë cikël duke e mposhtur Estoninë U21 2-0 në Prishtinë, ndërsa para se të luajë ndaj Gjermanisë U21 do të ndeshet me Poloninë U21 si mysafire më 8 shtator.

Biletat mund të blihen këtu, ndërsa çmimi i tyre është:

-sektori Lindje, 3 euro;
-sektori Perëndim, 8 euro;
-sektori VIP, 30 euro (vetëm me pije, pa ushqim).


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian