Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHITEN TË GJITHA BILETAT!

Shqipëri-Poloni, “AirAlbania” do të jetë përplot

Shqipëri-Poloni, “AirAlbania” do të jetë përplot


16 August, 2023 @12:55

Nëse e shikon sot në mëngjes biletarinë online të FSHF-së për të shikuar ndonjë biletë për ndeshjen e 10 shtatorit ku Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania” do të mund të gjeshë deri në 20 bileta.

Secili sektor i stadiumit është shitur, ndërsa prej 22 mijë e 500 ulëseve në stadium, vetëm për momentin janë — 20 bosh —, derisa pritet që edhe ato të shkojnë shpejt. Pra 22 mijë e 480 ulëse janë të zëna aktualisht, në atë që FSHF nisi shitjen e biletave nga muaji i kaluar.

Sylvinho

Shqipëria është me gjasa të mira për të siguruar evropianin e dytë në histori, ndërsa në shtator do të ketë ndeshjet më të rëndësishme. Pas mysafirllëkut në Çeki më 7 shtator, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho presin Poloninë në Tiranë, ku me një fitore potenciale nga këto dy ndeshje, gjasat për të shkuar drejt EURO 2024 do të shtoheshin edhe më.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Aktualisht kuqezinjtë janë të dytit në renditje me gjashtë pikë nga tre ndeshje, ndërsa lidere është Çekia me shtatë pikë. Polonia e cila ka pësuar dy herë mund të mbetet shpejt jashtë garës, nëse Shqipëria e mposht në shtator dhe kështu gjasat për të shkuar në evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, duken reale për shqiponjat kuqezi.

Ardian Ismajli

Pas ndeshjeve të shtatorit, Shqipëria pret Çekinë më 12 tetor, ndërsa do të udhëtojë në Moldavi më 17 nëntor dhe do të përfundojë ciklin kualifikues ndaj Ishujve Faroe më 20 tetor në Tiranë. Ajo që ia vlen të përmendet është se në përballjet e kaluara bileta më e lirë që do të mund të blihej online ka qenë rreth 1 mijë lek shqiptare (rreth 10 euro), ndërsa për ndeshje ndaj Polonisë, bileta më e lirë ka qenë 2 mijë lekë (20 euro).

Pra, përkundër se FSHF dyfishoi çmimin e biletave për këtë ndeshje, adhuruesit nuk kanë hezituar të sigurojnë vendin e tyre në ulëset e “Air Albania” për të dielën e 10 shtatorit dhe të përkrahin masovikisht Shqipërinë në rrugëtim për EURO 2024.

Në anën tjetër, Kosova që ka ndërruar selektorin dhe po vuan nga staidumi jo i mirë në Prishtinë, ende nuk ka asnjë njoftim për ndeshjen e shtatorit — kur do ta presin Zvicrën në “Fadil Vokrri” më 9 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian