11-SHJA POTENCIALE
11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë
12 September, 2023 @11:38
Primoz Gliha mund të ketë dilema të vogla, por në përgjithësi mbrojtjen dhe pjesën goditëse të ekipit nuk ka fort arsye ta lëvizë, pasi që të gjitha telashet e Kosovës vijnë nga mesfusha ku nuk po ka futbollistë që po mbajnë topin për të krijuar.
Përgjithësisht, duke parë 11-shen e ndeshjes së kaluar ndaj Zvicrës si dhe duke pasur parasysh kundërshtarin e radhës, Kosova pritet të dalë me këtë 11-she në përballje ndaj Rumanisë, ku do të kërkojë pikët e radhës në kuadër të rrugëtimit kualifikues drejt EURO 2024.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Kosova ka barazuar pa gola me Rumaninë në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, gjatë qershorit të këtij viti. Rumania ka aktualisht 9 pikë në grup dhe nuk ka pësuar disfatë ende në asnjë ndeshje. Kosova ka 4 pikë dhe ka një humbje të regjistruar.
—
KOSOVA XI:
Arijanet Muric (Burnley);
-
Amir Rrahmani (Napoli),
Fidan Aliti (Alanyaspor),
Leart Paqarada (Köln),
Mërgim Vojvoda (Torino);
-
Betim Fazliji (St Gallen),
Florent Muslija (Paderborn),
Florian Loshaj (Istanbulspor),
-
Milot Rashica (Besiktas),
Bernard Berisha (Akhmat Grozny) / / / ose Ermal Krasniqi (Cluj)
Vedat Muriqi. (Mallorca)
—
i: topsporti.com