Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË SHQIPËRISË

Sylvinho: Tifozët na kanë ndihmuar shumë

Sylvinho: Tifozët na kanë ndihmuar shumë


11 September, 2023 @11:20

Braziliani Sylvinho, përzgjedhës i Shqipërisë duke folur pas fitores së madhe të kuqezinjëve ndaj Polonisë ka theksuar ndër të tjera që tifozët me ambientin e krijuar dhe përkrahjen e madhe i kanë dhënë krahë ekipit drejt fitores.

“Dua të komplimentojë së pari të gjithë tifozët e mrekullueshëm. Ata krijuan ambient fantastik dhe na kanë ndihmuar shumë. Kjo fitore është për gjithë popullin shqiptar. Me rëndësi për ne ka qenë që të mos mposhtemi në këtë ndeshje. Por, në fund merituam fitoren. Gjatë fillimit të ndeshjes assesi nuk gjenim pasimin e fundit, na mungonte. Më pas morëm veten dhe pasi që luajtëm më mirë në sulm, bëmë atë që e them shpesh, dhamë shpirtin dhe zemrën në fushë,” ka thënë ndër të tjera tekniku i kombëtares.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Me fitore ndaj Polonisë, Shqipëria mbyll ndeshjet e shtatorit në Grupin E drejt EURO 2024 si lidere e grupit dhe tashmë gjasat për të arritur kampionatin e dytë evropian në histori duken shumë reale për kuqezinjtë.

Dueli i radhës për kuqezinjtë është më 12 tetor, të enjten, ndaj Çekisë në Air Albania.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian