11-SHJA POTENCIALE
11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Zvicrës
9 September, 2023 @16:24
Kosova sonte del në Fadil Vokrrin e stërmbushur me publik, ndërsa përballë ka Zvicrën. Ekipi i Dardanëve është thënë të jetë i motivuar për këtë ndeshje, ndërsa gjasat për kualifikim të Kosovës janë vështirësuar shumë pas barazimit ndaj Andorrës dhe humbjes nga Bjellorusia.
E për këtë, selektori i ri i ardhur në verë, Primoz Gliha, ka thënë se ndërrimi i mentalitetit të lojtarëve është me rëndësi për duelet e radhës. Kurse, sa i përket 11-shes së Kosovës që do të mund të dalë në fushë sonte, TopSporti.com parashikon që Gliha do të bëj një kombinim të tillë karshi helvetëve.
KOSOVA XI - POTENCIALE:
Portier:
Arijanet Muric;
-
Mbrojtës:
Amir Rrahmani,
Fidan Aliti,
Mërgim Vojvoda,
Leart Paqarada;
-
Mesfusha:
Ibrahim Dresevic,
Valon Berisha,
Florent Muslija;
-
Sulmues:
Milot Rashica,
Edon Zhegrova
Vedat Muriqi.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Kosova ka shumë të vështira gjasat për kualifikim në EURO 2024. Në atë që pritej të ishte grup i lehtë, Kosova nuk arriti ta kalojë Bjellorusinë në qershor, ndërsa më parë kishte barazuar me Andorrën, që zbehu gjasat shumë.
Në shtator, Kosova do të pret Zvicrën më datën 9, të shtunën, ndërsa pas kësaj do të udhëtoj për në Rumani, ndeshje të cilën do ta luajë tre ditë më pas.