KOSOVA U21 REGJISTRON HUMBJEN E PARË!
Kosova U21 mposhtet nga Polonia
8 September, 2023 @22:10
Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit që nisën kampanjën kualifikuese për evropian me fitore ndaj Estonisë në qershor, janë mposhtur sonte nga njëri ndër rivalët më të fortë të grupit kualifikues - Polonia U21.
Futbollistët e Kosovës U21 nuk kanë pasur përgjigje për lojën e shpejtë të polakëve, veçanërisht në pjesë të parë, të cilët krijuan avantazhin e mjaftueshëm për të fituar ndeshjen, Polonia U21 - Kosova U21 3:0 [Mosor 25’, Rakoczy 30’, 44’].
Kosova U21 e nisi ndeshjen me këtë 11-she: Leo Besson; Valon Zumberi, Andi Hoti, Egzon Haxha, Florian Rexhaj; Art Smakaj, Luan Simnica, Milot Avdyli, Arian Llugiqi, Besfort Zeneli; Dion Krasniqi. Ndërsa në pjesë të dytë në lojë u inkuadruan edhe Veton Tusha, Adem Podrimaj, Ardit Tahiri, Dion Berisha dhe Drilon Hazrollaj.
Pas dy ndeshjeve të para në grup, Kosova U21 ka tri pikë, ndërsa më 12 shtator pret Gjermaninë U21 në Prishtinë.
“Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025 si mysafire. Pas fitores në qershor kundër Estonisë (2:0), të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit, të premten, në “Orlen Arena” në Plock, pësuan humbje të thellë, 3:0, kundër Polonisë, njërës prej dy ekipeve më të forta të Grupit D. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Michal Rakoczy, në minutat 30-të e 44-t, derisa golin e parë e realizoi Ariel Mosor në minutën e 25-të. Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj e luajnë kundër favoritit të grupit, Gjermanisë, më 12 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00.” ka qenë shkrimi i FFK-së për ndeshjen.