Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLORENT HADËRGJONAJ

“Do të jetë ndeshje speciale”

“Do të jetë ndeshje speciale”


8 September, 2023 @10:34

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur dje në mesditë stërvitjen e radhës para duelit me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën.

Në seancë qëu mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, përzgjedhësi Primozh Gliha ka punuar në detaje në aspektin taktik, në vendosjen sa më të mirë të ekipit në fushë, por edhe në skema të ndryshme gjatë lojës. Atmosfera dhe puna e futbollistëve edhe në këtë stërvitje ka qenë mjaft e mirë, teksa futbollisti i lindur e rritur në Zvicër, Florent Hadërgjonaj është shprehur optimistë se mund t’u kthehen rezultateve pozitive pikërisht kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra.

“Kanë qenë tri ditë shumë intensive. Kemi punuar në anën taktike për ndeshjen kundër Zvicrës. Duhet të jemi të bashkuar, pasi e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Besoj se ekipi do të jetë gati për këtë përballje. Zvicra do të vij për tre pikë. Kanë mungesë të pikëve dhe nuk do të vijnë të na falin pikë apo të luajnë ndeshje vëllazërore. Do të vijnë për të fituar, pasi ashtu edhe e kanë mentalitetin. Na duhet mbështetje e madhe për të na motivuar, pasi luajmë këtu në ‘Fadil Vokrri’. Edhe po të luanim në Zvicër, stadiumi do të ishte i mbushur me shikuesit tanë. Por ndeshja këtu do të jetë diçka më speciale. Edhe për zviceranët do të jetë e veçantë, ashtu si edhe për ne. Kur luajmë në shtëpi e japim maksimumin. Tifozët mbrapa na japin zemër dhe besoj se edhe në fushë duhet të luajmë me zemër, në mënyrë që edhe tifozëve t’u japim energji për të na përkrahur më shumë. Kemi ushtruar shumë fort dhe synimi është t’i kthejmë rezultatet pozitive për të kthyer përkrahjen edhe më të madhe të tyre. Pasi së fundi ka qenë një kohë e vështirë ku na kanë munguar rezultatet, por tash e kemi rastin kundër një kundërshtari të fortë në shtëpi të kthejmë pozitivitetin”, ka theksuar Hadërgjonaj.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kosova ka shumë të vështira gjasat për kualifikim në EURO 2024. Në atë që pritej të ishte grup i lehtë, Kosova nuk arriti ta kalojë Bjellorusinë në qershor, ndërsa më parë kishte barazuar me Andorrën, që zbehu gjasat shumë.

Në shtator Kosova do të pret Zvicrën më datën 9, të shtunën, ndërsa pas kësaj do të udhëtoj për në Rumani, ndeshje të cilën do ta luajë tre ditë më pas.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian