Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALON BERISHA, FLET PËR STËRVITJEN E SOTME!

Berisha: Stërvitje shumë intensive, për ta përgatitur ritmin

Berisha: Stërvitje shumë intensive, për ta përgatitur ritmin


6 September, 2023 @22:22

Njëri ndër futbollistët e paktë që janë pandërprerë te Kosova që nga dita e parë e Dardanëve në gara zyrtare, Valon Berisha, ka folur për kamerën e FFK-së pas stërvitjes së sotme, që sipas tij ka qenë shumë e mirë dhe intensive.

Ai ka thënë se stërvitja e sotme ka për qëllim të ngris ritmin e lojës së Kosovës, por edhe të përcaktojë formacionin që do të dalë në fushë.

“Po përgatitemi për Zvicrën. E dimë që është kundërshtar i fortë. Kemi pasur dy stërvitje shumë intensive, për me e rrit ritmin e lojës dhe për me përcaktu formacionin që do të dalë në fushë. Normalisht, kemi analizuar edhe Zvicrën, kështu që mund të them që kanë qenë dy ushtrime të mira. Ekipi është plotësisht në fokus, e dimë që kundërshtar është shumë i fortë dhe ndeshja do të jetë i vështirë. Por, natyrisht në futboll e dijmë që gjithçka është e mundshme,” ka thënë Valon Berisha, që i është kthyer Kosovës pas mungesës në ndeshjet e qershorit të këtij viti.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kosova ka shumë të vështira gjasat për kualifikim në EURO 2024. Në atë që pritej të ishte grup i lehtë, Kosova nuk arriti ta kalojë Bjellorusinë në qershor, ndërsa më parë kishte barazuar me Andorrën, që zbehu gjasat shumë.

Në shtator Kosova do të pret Zvicrën më datën 9, të shtunën, ndërsa pas kësaj do të udhëtoj për në Rumani, ndeshje të cilën do ta luajë tre ditë më pas.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian