NGA STËRVITJA E KOSOVËS DHE DEKLARATAT E LOJTARËVE!
Të përqëndruar për ndeshjet e radhës
Teksti: FFK
6 September, 2023 @12:44
Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Kombëtarja e Kosovës sot pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali për të vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja nuk është përqëndruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.
Ajo që karakterizon kampin e Dardanëve është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE DREJT EURO 2024
Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024.
E këtë optimizëm e kanë shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e Dardanëve, si dhe ardhja e re, Ismajl Beka.
Kosova ka shumë të vështira gjasat për kualifikim në EURO 2024. Në atë që pritej të ishte grup i lehtë, Kosova nuk arriti ta kalojë Bjellorusinë në qershor, ndërsa më parë kishte barazuar me Andorrën, që zbehu gjasat shumë.
Në shtator Koosva do të pret Zvicrën më datën 9, të shtunën, ndërsa pas kësaj do të udhëtoj për në Rumani, ndeshje të cilën do ta luajë tre ditë më pas.