Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E KOSOVËS

Gliha me risi në ftesat e shtatorit

Gliha me risi në ftesat e shtatorit


31 August, 2023 @15:00

Selektori i rikthyer te Kosova, Primoz Gliha, ka bërë risi në listën e Kosovës, derisa trajneri slloven ka rikthyer në ekip Bernard Berishën, ndërsa ka ftuar për herë të parë edhe Meriton Korenicën, ndër të tjerë.

Korenica me këtë, mban bajrakun e lojtarit të vetëm të Superligës së Kosovës të ftuar te Kosova për ndeshjet e shtatorit, ku Kosova do të luajë ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë. Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj. Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.” ka shkruar FFK-ja në njoftim.

Qendërmbrojtësi i Luzernit Ismajl Beka ka marrë ftesë për herë të parë te Kosova. Pas tij, Betim Falzliji dhe Kreshnik Hajrizi janë rikthyer në ekip, ndërsa ftesën e parë për në kombëtare të Kosovës e mori edhe Andi Hoti.

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NGA GLIHA:

Portierë: Arijanet Muric (Burnley), Visar Bekaj (Hatayspor) dhe Samir Ujkani (pa ekip).

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda (Torino), Leart Paqarada (Köln), Amir Rrahmani (Napoli), Fidan Aliti (Alanyaspor), Ibrahim Dresevic (Karagumruk), Kreshnik Hajrizi (Lugano), Ismajl Beka (Luzern), Betim Fazliji (St. Gallen), Florent Hadërgjonaj (Alanyaspor), Andi Hoti (Magdeburg), Valon Zumberi (Hamburg).

Mesfushorë: Valon Berisha (Reims), Florian Loshaj (Istanbulspor), Florent Muslija (Paderborn), Milot Rashica (Besiktas), Edon Zhegrova (Lille), Ermal Krasniqi (Cluj), Zymer Bytyqi (Antalyaspor), Bernard Berisha (Akhmat Grozny), Arbër Zeneli (Reims), Meriton Korenica (Ballkani), Altin Zeqiri (Rizespor).

Sulmues: Vedat Muriqi (Mallorca), Albion Rrahmani (Rapid Bukuresht).

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA

Më 9 shtator Kosova pret Zvicrën në Prishtinë në duelin ku janë shitur biletat brenda ditës, ndërsa më 12 shtator udhëtohet për në Bukuresht, për ndeshje ndaj Rumanisë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian