Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SYLVINHO GATI PËR NDESHJET JETIKE!

Daku e Muja në listë, Sylvinho publikon ftesat për ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve

Daku e Muja në listë, Sylvinho publikon ftesat për ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve


1 September, 2023 @17:44

Dyshja që priti ftesë nga Kosova, por sipas disa fjalëve edhe minuta në fushë, janë zyrtarizuar sot si lojtarë të ri të kombëtares shqiptare. Sulmuesi Mirlind Daku që luan në elitën e futbollit rus te Rubin Kazan, si dhe sulmuesi i krahut Arbnor Muja, që luan te kampioni belg, Antwerp dhe këtë stinor do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve — kanë qenë pjesë e listës së selektorit brazilian të Shqipërisë për ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve drejt EURO 2024.

Shqipëria ka gjasa të mira për të siguruar kampionatin e dytë evropian në histori, nëse arrin të fitojë së paku njërën nga këto dy ndeshje të shtatorit, Çekinë jashtë ose Poloninë brenda. Për duelin ndaj Polonisë që luhet më 10 shtator në Air Albania të Tiranës, të gjitha biletat janë shitur.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

E dyshja që pritën fort ftesë dhe minuta te Kosova, Daku e Muja, tashmë do të mund të debutojnë për kuqezinjtë në njërën nga këto ndeshje, varësisht nga përzgjedhja e strategut brazilian të futbollit dhe ish-futbollistit të Arsenalit, Man Cityt dhe Barcelonës — Sylvinho, me të cilin opinioni futbollistik ka vërejtur se ka ndërrim të lojës së kombëtares në këto kualifikime.

25 LOJTARËT E FTUAR NGA SYLVINHO:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Fred Veseli.

Mesfushorë: Odise Roshi, Ylber Ramadani, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Klaus Gjasula.

Sulmues: Mirlind Daku, Arbnor Muja, Sokol Cikalleshi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Jasir Asani, Taulant Seferi.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian