Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PUBLIKOHEN FTESAT

Lista e Tovërlanit për Kosovën U21 për ndeshje ndaj Polonisë e Gjermanisë

Lista e Tovërlanit për Kosovën U21 për ndeshje ndaj Polonisë e Gjermanisë


2 September, 2023 @14:59

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë. Dardanët U21 nisin përgatitjet për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme më 4 shtator, me stërvitjen e parë të cilën e mbajnë në Kampin Nacional në orën 17:00. Fillimisht të përzgjedhurit e Tovërlanit do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0.

TË FTUARIT E KOSOVËS U-21:

Leo Besson (Servette), Altin Gjokaj (Drenica), Eron Isufi (Drita), Ardi Morina (Schaffhausen), Amar Gërxhaliu (Antalyaspor), Andi Hoti (Magdeburg), Arbnor Hasani (Schaffhausen), Valon Zumberi (Hamburg), Arbnor Aliu (Hansa Rostock), Florian Haxha (Kapfenberg), Egzon Rexhaj (Xamax), Luan Simnica (Stuttgart), Adem Podrimaj (Hannover), Art Smakaj (Lokomotiva Zagreb), Redon Ismaili (Gjilani), Dion Berisha (Bayern), Etnik Brruti (Malisheva), Milot Avdyli (Aarau), Drilon Hazrollaj (Malisheva), Besfort Zeneli (Elfsborg), Veton Tusha (Dinamo), Arian Llugiqi (Ingolstadt), Ardit Tahiri (Drita), Dion Krasniqi (Varbergs Bois).

Kosova U21


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian