PËRZGJEDHËSI I SHQIPËRISË
Sylvinho falenderon tifozët, kemi 23-24 lojtarë që japin shpirtin në fushë
8 September, 2023 @9:39
Nuk dukej fort i brengosur, pasi që kishte arritur qëllimin. Braziliani Sylvinho që mori drejtimin e Shqipërisë në fillim të kualifikimeve për EURO 2024 nxorri pikën e kërkuar në Pragë ndaj Çekisë, në momentin kur çekët janë liderë të grupit.
Të qartë e kishte që nga fillimi se do të duhet shumë për të siguruar këtë pikë, Sylvinho edhe në konferencën para ndeshjes kishte thënë se këtë ndeshje e fiton jo ai që bën më shumë, por ai që gabon më shumë.
“Falenderoj gjithë tifozët shqiptarë që ishin në këtë numër në Çeki. Jam i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e ekipit. Kemi 23-24 lojtarë që japin shpirtin në fushë, ndërsa barazimi është fryt i të gjithëve këtyre, edhe ata që luajtën edhe ata që ndejtën në bankë rezervë,” ka thënë Sylvinho fillimisht.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Përballë kemi pasur Çekinë që është lidere e grupit dhe shumë e fortë fizikisht. Kishim 10-15 minuta në pjesë të dytë që u vështirësuan shumë, por në aspektin taktik edhe kur kemi qenë të tërhequr, ne kemi pasur paraqitje të mirë,” ka shtuar 49-vjeçari.
Shqipëria pas barazimit me Çekinë, pret Poloninë në Tiranë të dielën më 10 shtator. Në Air Albania është shitur secila ulëse për këtë ndeshje një muaj më parë. Kuqezinjtë duhet të fitojnë Poloninë për të lehtësuar rrugën për në Kampionatin e dytë Evropian në histori, pas EURO 2016.