SHUHEN GJASAT PËR "EURO"
Kosova me 10 lojtarë, mposhtet nga Rumania!
12 September, 2023 @23:35
Përkundër mundit Kosova nuk ka arritur të bëj më shumë ndaj Rumanisë sonte në Bukuresht, në një ndeshje me provokime nisur nga tifozëria vendase dhe tensionimi i situatave në ndeshje.
Dardanët u mposhtën me golat e pësuar kah fundi i ndeshjes, kur Rumania shfrytëzoi plotësisht lodhjen dhe shënoi dy herë për të fituar ndeshjen 2-0 [Stanciu 83’, Mihaila 90+3].
Ndeshja u ndërpre rreth minutës së 20, kur “ultrasit” rumunë shpalosën pankartat anti-Kosovë, “Kosova është Serbi”! Ndeshja vazhdoi pas 40 minutash, ndërsa Kosova humbi edhe Vedat Muriqin, i cili mori karton të kuq pas një fauli të padëshiruar ndaj lojtarit rumun, duke marrë kartonin e dytë të verdhë.
Sidoqoftë, Kosova u mbajt deri kah minuta e 80 e ndeshjes, ndërsa Arijanet Muric priti edhe penalltinë e fituar nga vendasit. Por i njëjti që s’arriti të shënojë penalltinë i dha epërsinë rumunëve, kur tashmë pritej fundi. Stanciu shënoi, Kosova provoi pak, ndërsa Mihaila krejt në fund vulosi fitoren rumune, për të shuar tërësisht gjasat e Kosovës.