Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKARKOHET!

Humbja nga Shqipëria e pafalshme, Polonia shkarkon përzgjedhësin

Humbja nga Shqipëria e pafalshme, Polonia shkarkon përzgjedhësin


13 September, 2023 @17:45

E pafalshme ka qenë humbja nga Shqipëria për Federatën e Futbollit të Polonisë. Përzgjedhësi portugez i tyre, Fernando Santos sot është shkarkuar nga detyra, pas humbjes tre ditë më parë nga Shqipëria.

Njoftimin e ka dhënë Federata e Futbollit të Polonisë duke bërë të ditur që prej datës 13 shtator, pra sot, Fernando Santos nuk është më përzgjedhës i Polonisë.

Polonia ka zbehur gjasat për të shkuar drejt EURO 2024 pas humbjes nga Shqipëria 2-0 në Air Albania. Shqipëria është bërë lidere e grupit me fitore ndaj Polonisë dhe ka 10 pikë, dy më shumë sesa Çekia që e ndjek dhe gjashtë më shumë sesa Polonia e katërta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian