Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREGU I ZI

Fillon shitja e biletave në treg të zi për Shqipëri-Çeki

Fillon shitja e biletave në treg të zi për Shqipëri-Çeki


16 September, 2023 @12:19

As 24 orë pa kaluar nga shitja e të gjitha biletave për ndeshjen Shqipëria-Çekia, ato veçse mund të gjenden online në tregun e zi. Një numër i atyre blerësve që kanë pasur fatin të blejnë bileta për duelin e 12 tetorit 2023, tashmë veçse mund të gjendet në faqen për shit-blerje të gjësendeve, merrjep.

Biletat Shqiperia - Cekia

Kështu, bileta më e lirë e stadiumit “Air Albania” për ndeshjen Shqipëria-Çeki për momentin nga një person është në shitje me çmimin e 100 eurove për copë, ndërsa personi i ka katër të tilla në një rend - dhe i jep për çmimin 400 euro të gjitha.

Shqiperi-Ceki

Në tribunën E, një tjetër person që i ka hedhur në shitje, kushtojnë 200 euro për copë, ndërsa i ka 10 copë në dispozicion!

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian