Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SELEKTORI I RI - PARA ZYRTARIZIMIT

Italiani merr drejtimin e Turqisë

Italiani merr drejtimin e Turqisë


20 September, 2023 @14:04

Pas barazimit me Armeninë në kualifikuese për EURO 2024, humbjes nga Japonia në miqësore, Turqia largoi nga posti i trajnerit gjermanin Stefan Kuntz. Ndërsa sot, mediat turke kanë bërë të ditur se pas mospranimit të ofertës nga Joachim Low, Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) ka vendosur që si selektor të kombëtares ta emërojë italianin Vincenzo Montella.

Montella do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me TFF-në, ndërsa si detyrë do të ketë kualifikimin e Turqisë për në EURO 2024 e pas kësaj edhe në Botërorin 2026 që do të mbahet në Amerikë (SHBA, Kanadë e Meksiko). Sipas La Gazzetta dello Sport, Montella do të vjen në kombëtaren turke me ekipin e tij të përbërë nga Daniele Russo (ndihmës-trajner kryesor), Massimo Crivellero (analist ndeshjesh) dhe Polino Pierpaulo (trajner kondicional).

Vicenzo Montella

Pos Montellës, për selektor të Turqisë u përmend edhe emri i turkut Abdullah Avci.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian