Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MBLEDHJA E KE-së

KE i FFK-së analizon Kosovën dhe Kosovën U21

Foto: A. Paçarizi/ TOPSPORTI

KE i FFK-së analizon Kosovën dhe Kosovën U21


19 September, 2023 @21:26

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv (KE) të saj. Në mbledhje, pos tjerash është diskutuar edhe performanca e ekipit kombëtar A të Kosovës si dhe asaj U21.

Për këtë, KE i FFK-së në analizën e bërë është thënë se duhet të konsolidohen ekipet në vazhdim.

“KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim,” ka shkruar në njoftim FFK-ja.

Kosova ka humbur gjasat për EURO 2024, në atë që ishte proklamuar si mundësi e artë me tu hedhur shorti për grupe kualifikuese drejt EUROs. Por, në fushë gjërat ndryshuan dhe tashmë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim.

Në anën tjetër, Kosova U21 ka pësuar në të dyja ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikime, ndaj Polonisë dhe Gjermanisë.

Aktualisht, Kosova drejtohet nga slloveni Primoz Gliha, ndërsa Kosova U21 drejtohet nga Afrim Tovërlani.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian