Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLONIA EMËRON SELEKTORIN E RI

Trajneri që mposhti Kosovën U21, merr drejtimin e Polonisë pas humbjes nga Shqipëria

Trajneri që mposhti Kosovën U21, merr drejtimin e Polonisë pas humbjes nga Shqipëria


20 September, 2023 @16:14

Polonia, ekipi bartës i Grupit E kualifikues për EURO 2024 dhe pas humbjeve nga Çekia, Moldavia e së fundi edhe nga Shqipëria - shkarkoi trajnerin e famshëm portugez Fernando Santos nga detyra.

Kjo, pasi që Polonisë iu zbehën gjasat për kualifikim direkt në EURO 2024, dhe tashmë është katër pikë larg Shqipërisë lidere të grupit, ndërsa deri në fund të kualifikimeve kanë mbetur edhe tri ndeshje.

E sot, Polonia bëri të ditur emrin e përzgjedhësit të ri të kombëtares. Ai është Mihal Probierz, i cili deri dje drejtonte Poloninë U21 me të cilët po në këtë muaj mposhti Kosovën U21 të drejtuar nga Afrim Tovërlani, 3-0!

Probierz 51-vjeç si trajner ka bërë karrierë në ekipet polake kryesisht, ndërsa prej vitit 2022 drejtonte edhe kombëtaren U21 të këtij vendi. E me largimin e Santosit nga detyra, Federata e Futbollit të Polonisë (PZPN) ka bërë të ditur se ai do të merr detyrën e selektorit të ri të kombëtares.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian