Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRIKA E FSHF-së!

FSHF me apel për tifozët, pas dënimit nga UEFA-ja!

FSHF me apel për tifozët, pas dënimit nga UEFA-ja!


20 September, 2023 @19:18

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) me të pranuar Vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-së dhe dënimin e shqiptuar nga shtëpia evropiane e futbollit pas ndeshjes ndaj Polonisë, ka apeluar te tifozët me kërkesë, për shkak të dënimeve të mundshme të radhës.

Rrezikimi shkon në atë masë, sa që Shqipëria në “Air Albania” do të duhet të luajë edhe pa publik fare, ka shkruar ndër të tjera FSHF.

APELI I FSHF-së:

Shqipëria e futbollit më shumë se kurrë është pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm siç është kualifikimi në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Në këto momente skuadra Kombëtare ka nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe kjo mbështetje kërkohet të jetë korrekte për të mos rrezikuar dhe dëmtuar këtë objektiv të rëndësishëm që kemi përpara.

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke.

Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024”.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian