UEFA-ja DËNON

Shqipëria gjobitet dhe rrezikon tribunat prapa portave
20 September, 2023 @19:03
UEFA nuk ka kursyer fare Shqipërinë, në fakt FSHF-në, në masat e saja disiplinore të shqiptuara pas ndeshjes ndaj Polonisë, të cilën Shqipëria e fitoi 2-0. Borozani.com
Pos dënimit me të holla, tashmë Shqipëria rrezikon edhe stadiumin “Air Albania” për tribunat prapa portave. Kjo mbyllje do të jetë me kush, pasi hyn në fuqi nëse konstatohet shkelje e një lloji të tillë në ndeshjet e ardhshme.
VENDIMET E UEFA-së:
Shqipëria:
FSHF gjobitet me 30 mijë euro - për hedhjeen e flakadanëve, gjësendeve dhe akte dëmtimi! Mbyllja e pjesshme e stadiumit (veri dhe jug) nëse FSHF si vendase përsërit mos-sigurinë e duhur.
FSHF gjobitet me 14 mijë euro për bllokimin e kalimeve publike!
Pos kësaj, FSHF-së i janë lëshuar paralajmërime të ashpra: për sjelljen e pahijshme të skuadrës, për reklamën e ndaluar të sponsorëve në çanta, për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, organzimin e pamjaftueshëm dhe mos-zbatimin e stratigjisë së duhur të ndarjes së biletave, mediat e paautorizuara në fushë.
Polonia:
PZPN gjobitet me 15 mijë euro. Federatës polake i ndalohet shitja e biletave për ndeshje si mysafir tifozëve të saj për ndeshjen e radhës jashtë vendit. Kjo, gjithashtu do të vlejë edhe për ndeshjet e ardhshme, nëse vërtetohet hedhja e flakadanëve nga tifozët polakë si mysafir.
PZPN gjobitet me 5 mijë euro për dëmet e shkaktuara në “Air Albania”.
PZPN obligohet të kontaktojë FSHF-në për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara.
PZPN paralajmërohet që të kontrollojë sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.