RËNIE PËR DY VENDE
Kosova bie në renditjen e FIFAs
21 September, 2023 @11:12
Pas rezultateve të arritura në kualifikime për EURO 2024 në ndeshjet e shtatorit, Kosova ka pësuar rënie në renditjen mujore të FIFAs për shtete.
Ekipi i drejtuar nga Primoz Gliha ka barazuar 2-2 me Zvicrën, ndërsa ka humbur 2-0 nga Rumania, që ka çuar në rënie të Kosovës për dy pozita në renditjen mujore të FIFAs.
Kështu, Kosova që gjendej në pozitën 109 në kuadër të renditjes botërore, tash është në pozitën 111. Mbi Kosovën janë Kenia dhe Taxhikistani, ndërsa nën te janë Tajlanda dhe Mozambiku.