Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZGJEDHJET E UEFA-së

Armand Duka zgjedhet nënkryetar i UEFA-së

Armand Duka zgjedhet nënkryetar i UEFA-së


26 September, 2023 @15:13

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, sot është zgjedhur nënkryetar i UEFA-së, ka bërë të ditur FSHF në njoftimin e lëshuar pak më parë. Kjo është pozita më e lartë që një drejtues i futbollit shqiptar ka arritur në kuadër të UEFA-së ndonjëherë. Vendi i nënkryetarit të UEFA-së ishte bosh, pasi që nga kjo pozitë më parë kishte dhënë dorëheqje kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

“Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Europë. Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.” - ka shkruar FSHF në njoftim.

Për më tepër, FSHF ka bërë të ditur se Duka ka qenë më i votuari bindshëm.

“Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.”.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian