Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT MALIT TË ZI

Edhe zyrtarisht, Edvin Kuç në listën e Malit të Zi

Edhe zyrtarisht, Edvin Kuç në listën e Malit të Zi


6 October, 2023 @21:39

Mesfushori defanziv i Ballkanit si dhe njëkohësisht edhe kapiteni i ekipit, Edvin Kuç, edhe zyrtarisht është në listën e të të ftuarve të selektorit të reprezentacionit të Malit të Zi, Miodrag Radulovic.

Ai do të jetë i ftuar në ekipin malazez për duelet që shteti fqinj i Kosovës do t’i luajë në tetor, miqësore me Libanin dhe kualifikuese ndaj Serbisë. Radulovic ka ftuar 29 lojtarë për këto ndeshje. Mes tyre është edhe Driton Camaj që luan për Kisvardan hungareze.

FTESAT E MALIT TË ZI:

Portierë: Milan Mijatovic (Fighter Banja Luka, BIH), Danijel Petkovic (Kišvarda, Hungary);

Mbrojtës: Stefan Savić (Atletico Madrid, Spain), Zarko Tomasevic (Astana, Kazakhstan), Adam Marušić (Lacio, Italy), Risto Radunović (FCSB, Romania), Igor Vujačić (Rubin, Russia), Marko Vukcevic (Varaždin, Croatia); Nikola Šipčić (Tenerife, Spain), Andrija Vukcević (Juarez, Mexico), Miloš Milović (Navbahor, Uzbekistan), Marko Tući (Gangwon, South Korea);

Mesfushorë: Vladimir Jovovic (Jablonec, Czech Republic), Marko Jankovic (Karabakh, Azerbaijan), Nebojsa Kosovic (Haka Menzui, China), Marko Bakić (OFI Crete, Greece), Miloš Raičković (Aktobe, Kazakhstan), Stefan Lončar (Debrecin, Hungary), Driton Camaj (Kisvarda, Hungary), Vladan Bubanja (Locomotive, Croatia), Andrija Radulović (Vojvodina, Serbia), Edvin Kuč (Ballkani, Kosovë);

Sulmues: Stevan Jovetic (Olimpiacos, Greece), Stefan Mugoša (Inchon United, South Korea), Milutin Osmajic (Preston, England), Nikola Krstović (Lece, Italy), Dusan Bakic (Dinamo Minsk, Belarus), Viktor Djukanović (Hamarbi, Sweden).

Kujtojmë, për Edvin Kuçin e Ballkanit disa herë është përfolur për një ftesë të mundshme te Kosova. Ndërsa në konferencën për shtyp, të shtatorit të selektorit Primoz Gliha, ky i fundit kishte thënë se për shkak të moshës mesfushori defanziv, pozitë për të cilën Kosova po vuan në kombëtare, nuk është ftuar. Por, kjo nuk i ka penguar Malit të Zi, që ta ftojë 29 vjeçarin në radhët e veta.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian