Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E LOJTARËVE TË KOSOVËS PËR TETOR

Kosova, ftesat: Tre emra të rinj, lista e plotë e Glihas për ndeshjet e tetorit

TOPSPORTI/ A. P.

Kosova, ftesat: Tre emra të rinj, lista e plotë e Glihas për ndeshjet e tetorit


6 October, 2023 @15:24

Njëzetë e pesë lojtarë janë ftuar nga selektori Primoz Gliha për ndeshjet e tetorit që Kosova do t’i luajë në kuadër të kampanjës kualifikuese për EURO 2024. Dardanët kanë zbehur gjasat në minimumin matematik për të arritur Kampionatin Evropian, Gliha ka shfrytëzuar këtë mundësi për të bërë ftesat e para për tre lojtarë të rinj që vinë nga Superliga e Kosovës. Ai gjithashtu ka shënuar disa rikthime në ekip, ndërsa mungesat e theksuara janë Amir Rrahmani kapiten i lënduar, pastaj Arbër Zeneli, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Valon Berisha dhe Ermal Krasniqi.

Si emra të rinj në ekip janë treshja e Superligës ku pas insistimit të Tahir Batatinës si duket më në fund nga Federata janë bindur për ta ftuar Ilir Krasniqin, ndërsa dy të tjerë vinë nga Ballkani Qëndrim Zyba mesfushor dhe Lumbardh Dellova mbrojtës. Këta të fundit të ftuar pas informatave se Edvin Kuc së fundi pritet edhe zyrtarisht të marr ftesën nga Mali i Zi, edhe pse insistohej kohë më parë për mungesë në pozitën e tij dhe t’i bëhej ftesë atij.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Në fund, FFK nuk ka publikuar asnjë njoftim në web-faqe të saj për ftesat e Glihës së fundi, ndërsa ka postuar vetëm listën në llogaritë e rrjeteve sociale të saj.

Kosova ndeshet me Andorrën më 12 tetor si mysafir, ndërsa e pret Izraelin më 15 tetor në Prishtinë.

Kosova

FTESAT E KOSOVËS:

Portierë:

Arijanet Muric (Burnley)
Visar Bekaj (Hatayspor)
Samir Ujkani
-

Mbrojtës:

Leart Paqarada (Köln)
Florent Hadërgjonaj (Alanyaspor)
Kreshnik Hajrizi (Lugano)
Lirim Kastrati (Ujpest)
Fidan Aliti (Alanyaspor)
Ismajl Beka (Luzern)
Betim Fazliji (St Gallen)
Lumbardh Dellova (Ballkani)
Ilir Krasniqi (Llapi)
-

Mesfushorë:

Florian Loshaj (Istanbulspor)
Qëndrim Zyba (Ballkani)
Florent Muslija (Paderborn)
Meriton Korenica (Manisa)
Edon Zhegrova (Lille)
Milot Rashica (Besiktas)
Bernard Berisha (Akhmat)
Elbasan Rashani (Clermont)
Altin Zeqiri (Rizespor)
Zymer Bytyqi (Antalyaspor)
-

Sulmues:

Vedat Muriqi (Mallorca)
Albion Rrahmani (Rapid)
Shkëlqim Vladi (Lugano).


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian