Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI I KOSOVËS

Lëndim i rëndë, Ismajl Beka humb stinorin 23/24

Lëndim i rëndë, Ismajl Beka humb stinorin 23/24


10 October, 2023 @14:36

Reprezentuesi i Kosovës, Ismajl Beka, ka mbyllur stinorin 2023/24 për shkak të lëndimit të rëndë të gjurit. Ai do të duhet të operohet, ndërsa pas kësaj periudha për tu shëruar plotësisht pritet të jetë gjashtë muaj minimalisht - që do të thotë se as ekipi i tij Luzern e as Kosova që shpresonte shumë, nuk do të mund të llogarisin këtë stinor te 23-vjeçari.

Ai ka lënduar rëndë ligamentin kryqëëzor të gjurit të majtë. Njoftimin e ka zyrtarizuar mbrëmë ekipi i tij Luzern, ndërsa lojtari kishte pranuar ftesën nga Primoz Gliha për ndeshjet e tetorit. Por, njeriu që llogaritej si zëvendësim i denjë për kapitenin Amir Rrahmani në qendër të mbrojtjes, tashmë do t’i mungojë ekipit. Beka është 197 centimetra i gjatë.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian