Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRITJE TË DEBUTIMIT

Zyba: Shkojmë për fitore

Zyba: Shkojmë për fitore


10 October, 2023 @15:43

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, që mori ftesën e parë te Kosova ka thënë se është i gatshëm për të debutuar dhe për t’i ndihmuar bashkëlojtarëve të reprezentacionit nëse i ipet rasti.

Ai ka thënë se është pritur jashtëzakonisht mirë nga shokët e kombëtares dhe se në Andorrë shkojnë për fitore, pas stërvitjes së dytë që mbajti Kosova nën drejtimin e timonierit slloven, Primoz Gliha.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET DREJT EURO 2024

“Më të vërtetë është një prej ëndrrave që kam pasur që nga fëmijëria dhe më është realizuar. Çdo moment që i duhemi shtetit tonë jemi në gjendje për të dhënë më të mirën tonë. Falë Zotit jam me një formë mjaft të mirë dhe shpresoj që atë që di të bëj më së miri ta ndihmoj ekipin nëse më jepet mundësia. Djemtë janë të shkëlqyeshëm. Ata na kanë pritur shumë mirë neve që jemi më të rinj dhe i falënderoj shumë sepse na kanë afruar shumë shpejt në grup. Andorra? Çdo kundërshtar është i vështirë, por ne do të japim maksimumin dhe do t’i bëjmë detyrat që na cakton trajneri. Patjetër duhet të shkojmë për fitore”, ka thënë Zyba.

Kosova më 12 tetor është mysafire e Andorrës, ndërsa më 15 tetor do të pret Izraelin. Mirëpo, ndeshja ndaj Izraelit është pranë shtyerjes për shkak të situatës së krijuar atje së fundi.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian