Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT

Skocezët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Andorra-Kosova

Skocezët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Andorra-Kosova


10 October, 2023 @21:13

Ekspeditë skoceze e gjyqtarëve do të në ndeshjen ku Kosova udhëton drejt Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Kosova luan ndeshjen e shtatë kualifikuese në kuadër të Grupit I për EURO 2024, ndërsa nuk ka shënuar asnjë fitore ende. Dardanët kanë barazuar ndaj Andorrës edhe në shtëpi, ndërsa kanë regjistruar dy humbje karshi katër barazimeve që i kanë nxjerrë.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Ndeshja Andorra-Kosova luhet prej orës 20:45 të enjten e 12 tetorit në maje të Pirinejeve.

Ndeshja e të së enjtes mbrëma do të drejtohet nga Nick Walsh gjyqtar kryesor, me asistentë në fushë Graeme Stewart dhe Calum Spence, ndërsa refer i katërt do të jetë Kevin Clancy. Në VAR kryesor është Andrew Dallas, ndërsa ndihmës Donald Robertson. Walsh është gjytar i FIFAs që prej vitit 2018.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian