Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAPIDI PRET KTHIMIN E SHPEJT TË "LEWËS"

Albion Rrahmani operohet me sukses

Albion Rrahmani operohet me sukses


17 October, 2023 @11:09

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka dalë me sukses nga operacioni në këmbën e tij, ka bërë të ditur klubi i tij Rapid nga Bukureshti. Futbollisti u lëndua në ndeshjen kualifikuese të Kosovës ndaj Andorrës, të cilën Kosova e fitoi 0-3. Më pas u konstatua se ai kishte frakturë.

Rapidi bëri të ditur se ai të hënën u operua nga njëri ndër ortopedët më të mirë në Rumani, Vlad Georgeanu. Ndërsa dje me të dalë nga operacioni ekipi njoftoi se konstatimi i mjekut ka qenë se ai është shumë i fortë mentalisht dhe është i gatshëm për tu kthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Albioni është operuar suksesshëm nga dr. Vlad Georgeanu. I fortë mentalisht, ai është i gatshëm të punojë për kthimin në fushë. Kthehu më i fortë, Lewa!” - ka shkruar FC Rapid 1923 në njoftim.

Ditë më parë, mediat rumune kanë parashikuar që nëse gjithçka shkon në rregull Albioni të kthehet në fusha në muajin janar të vitit të ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian