Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Mediat rumune tregojnë kur kthehet Albion Rrahmani

Mediat rumune tregojnë kur kthehet Albion Rrahmani


15 October, 2023 @16:27

Pas ekzaminimeve mjekësore u kuptua se fraktura në këmbën e Albion Rrahmanit do të kërkojë operim patjetër. Ndërsa mediat rumune kanë bërë të ditur se sa kohë do t’i duhet sulmuesit të Kosovës që debutoi si startues ndaj Andorrës në kualifikuesen për EURO 2024 më 12 tetor.

Prosport.ro ka shkruar se trajneri i Rapidit të Bukureshtit Cristiano Bergodi nuk do të mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit kosovar deri në janar të vitit të ardhshëm, që do të thotë se minimalisht ai ka humbur tetorin, nëntorin dhe dhjetorin.

Nëse gjithçka shkon mirë në fazën e shërimit të Rrahmanit, atëherë për pjesën e dytë të stinorit, Rapid Bukuresht do të mund të llogaris te Rrahmani. Përndryshe, Rrahmani ka nisur shpërthyeshëm në elitën e futbollit rumun, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit me gjashtë gola në shtatë ndeshje të luajtura aty.

Ndërsa Rapidi në komunikatën e shkruar për lëndimin e lojtarit ka thënë se janë plotësisht në përkrahje të lojtarit të tyre, ndërsa ai do të operohet të hënën (nesër) nga specialisti ndër më të mirët i ortoperdisë në Rumani Vlad Gerogeanu dhe besojnë se ai do të kthehet edhe më i fortë në fushë të lojës.


 
Të gjitha lajmet nga International