STAMBOLL
Milot Rashica bëhet me trajner të ri te Besiktasi
11 October, 2023 @11:16
Futbollisti i Kosovës që luan në Superligën turke te njëri ndër ekipet më të mëdha të atjeshme, është bërë me trajner të ri. Milot Rashica, që aktualisht është te kombëtarja e Kosovës duke u përgatitur për ndeshje ndaj Andorrës dhe Izraelit, me tu kthyer në ekip do të punojë me ish-sulmuesin e Turqisë, Burak Yilmaz - që ka marrë detyrën e trajnerit të parë të ekipit, pas dorëheqjes së Şenol Güneşit nga detyra.
Ky i fundit dha dorëheqje pas humbjes së papritur në Ligë të Evropës, ku Besiktas edhe pse udhëiqte 2-0, ka pësuar në 10 minutat e fundit tre herë për të humbur ndeshjen nga ekipi zviceran, Lugano, 2-3. Golin e dytë për Luganon e shënoi reprezentuesi i Kosovës, Shkëlqim Vladi. Yilmaz ka qenë ndihmës i Gunesit deri tash te shqiponjat bardhezi të Stambollit dhe prej ndeshjes së radhës do të qëndrojë në pozitën e shefit të shtabit teknikt të ekipit.