Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI!

Llapi prezenaton Veliun e rikthyer! I gatshëm për Lirinë

Llapi prezenaton Veliun e rikthyer! I gatshëm për Lirinë


6 October, 2023 @17:29

Sulmuesi këmbëshpejtë, që pati një aventurë në Turqi, Valmir Veliu është prezantuar te Llapi sot si një rikthim për të përforcuar sulmin e ekipit.

“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë, Valmir Veliu është rikthyer sërish tek Llapi.
Pas disa bisedimeve të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe lojtarit është arritur marrëveshja që këtë edicion Veliu t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër.
Rikthimi i Veliut tek klubi ynë është një forcë shtesë për arritjen e objektivave të klubit.
Klubi i ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë.”
- ka shkruar KF Llapi në njoftim.

Veliu pati një aventurë në Turqi te Gaziantep, ku pas termetit të rëndë në Turqi, kaloi te Istanbulspor, e në rikthim te Gaziantep, nuk gjeti veten aty - duke u kthyer te ekipi prej nga edhe shkoi në elitën e futbollit turk. Valmiri 23 vjeçar ka pasur shumë pak minuta këtë stinor në Superligën turke.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga