Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM!

Feronikeli’74 kap pikë në Klinë dhe del mbi Lirinë në renditje

Feronikeli’74 kap pikë në Klinë dhe del mbi Lirinë në renditje


1 October, 2023 @19:23

Në një ndeshje ku Dukagjini kishte epërsinë dhe dukej më afër fitores, Feronikeli’74 ka ditur mirë të shfrytëzojë rastin për të siguruar pikë në këtë duel dhe për tu kthyer në shtëpi me barazim, që e ka nxjerrë atë nga zona e rënies prej Superligës.

Dueli i zhvilluar në “18 qershori” të Klinës nisi me një festë të Feronikelit’74 për gol, por që sipas referit topi nuk kishte kaluar vijën e portës. E në fund të pjesës së parë pas një tollovie të krijuar nga korneri më së miri është gjindur Iljasa Zulfiu (44’) që ka shënuar për epërsi.

Me të nis pjesa e dytë, ekipi i Xhengis Rexhepit reagon, kur Florent Avdyli vrapon në shtyllë të parë për të shënuar bukur me kokë (49’), pasi që mbrojtja nuk e priti aty lojtarin.

TABELA AKTUALE

Deri në fund të ndeshjes nuk kishte shumë raste, por në minutat 81 dhe 90+1 ka qenë Dukagjini që s’ka gjetur rrjetën e portës së Amrush Bujupit, kur njëherë Marclei Santos vetë e qëllon portierin, ndërsa në tjetrin sulm Redon Syla nga afërsia, gjuan shumë pranë portës. Dukagjini 1-1 Feronikeli’74 [Iljasa Zulfiu 44’ - Florent Avdyli 49’]

Dukagjini kështu merr barazimin e pestë të stinorit dhe nga 8 ndeshje ka 8 pikë, kurse është i pozicionuar në vend të gjashtë. Feronikeli’74 me këtë pikë ikë nga zona e rënies, për të dalë në pozitë të tetë, me 7 pikë nga 8 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga