Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA E FITOREVE VAZHDON EDHE NË DERBI!

Drita fiton derbin, e treta me radhë

Drita fiton derbin, e treta me radhë


1 October, 2023 @19:14

Skuadra e Dritës ka hyrë në formë të fitoreve mirë, ndërsa sot ka tejakluar me nga një gol për pjesë edhe rivalin e madh lokal, Gjilanin. Ekipi i drejtuar nga Akis Vavalis ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Superligë për të qenë ndër tre skuadrat kryesuese që po bëjnë dallimin në elitë.

Drita mposhti Gjilanin 2-0 [Almir Ajzeraj 44’, Ardit Tahiri 83’] ndërsa të kaltërit nuk kanë humbur ndaj të kuqve që prej vitit 2021. Ka qenë Ajzeraj që i dha epërsinë Dritës pak para fundit të pjesës së parë në ndeshjen e luajtur në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, ndërsa pak para se të përfundojë ndeshja goditjen e fundit Gjilanit ia dha Ardit Tahiri që shënoi për përfundimtaren.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Drita në tetë xhirot e para me shtatë ndeshje të luajtura ka 15 pikë, duke e mbyllur xhiron në pozitë të tretë, ndërsa Gjilani ka pësuar për të katërtën herë këtë stinor dhe është i shtati në renditje me 7 ndeshje të zhvilluara në 8 xhirot e para dhe ka 7 pikë!

Në xhiron që vjen, të fundit për ciklin e parë të Superligës, Drita i shkon Malishevës, ndërsa Gjilani pret Dukagjinin.

Drita vs Gjilani


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga