Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI FITON DERBIN

Kampioni merr kreun duke mposhtur liderin e deritashëm

Foto: FCBallkani/fb-cut

Kampioni merr kreun duke mposhtur liderin e deritashëm


30 September, 2023 @17:28

Ballkani është lider i ri i Superligës. Ekipi kampion i Kosovës ka arritur të mposht në shtëpi skuadrën që deri tash ishte lidere e elitës, Llapi. Një super gol i Nazmi Gripshit i ka dhënë epërsi Ballkanit, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Almir Kryeziu ka shuar shpresat e Llapit për më shumë.

Sidoqoftë, Llapi gjeti golin me Elvir Gashjanin rreth 20 minuta pa përfunduar ndeshja, pas një gabimi të madh të Enea Koliçit, por për të barazuar rezultatin nuk arriti assesi deri në fund dhe kështu ekipi i Tahir Batatinës pësoi për herë të parë pas gjashtë xhirosh, për të humbur kreun.

Ballkani 2-1 Llapi [Nazmi Gripshi 37’, Almir Kryeziu 47’ - Elvir Gashijan 72’].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Ballkani të dalë në vend të parë pas tetë xhirosh me shtatë ndeshje të luajtura, duke pasur 19 pikë, tre më shumë sesa ndjekësi i parë Llapi, që mbetet në 16 pikë dhe ka tetë ndeshje të luajtura.

Në xhiron e radhës, të fundit për ciklin e parë të Superligës, Ballkani udhëton te Prishtina, ndërsa Llapi pret Lirinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga