Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMEND DALLKU, PAS NDESHJES

“Kemi pasur më shumë raste, do të kërkojmë më shumë”

“Kemi pasur më shumë raste, do të kërkojmë më shumë”


28 September, 2023 @20:17

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Prishtinës, ka thënë se ekipi i tij pos momentit të fundit, ka qenë plotësisht më i angazhuar se Prishtina dhe shumë më afër fitores.

“Nëse e shohim momentin e fundit, vështirë, por nëse e shohim gjithë ndeshjen, kemi pasur shumë më shumë raste, shumë më shumë mundësi dhe shumë më shumë kontroll të topit dhe shumë më shumë dëshirë. Flasim, punojmë dhe kërkojmë gjithmonë që të jemi shumë më të vëmendshëm. Në futboll ndodhin këto gjëra, duhet luajtur deri në minutë të fundit,” ka thënë ndër të tjera Dallku.

Dukagjini barazoi me Prishtinën sot në “Fadil Vokrri” 2-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga