Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA, PAS NDESHJES

“Ndryshova taktikën dhe fituam”

Foto: KFLlapi/ fb

“Ndryshova taktikën dhe fituam”


28 September, 2023 @10:59

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ndërrimi i taktikës së lojës në pjesë të dytë ka bërë që ekipi i tij të përmbys rezultatin ndaj Malishvës, në fitoren e djeshme ku ekipi i tij riktheu rezultatin prej 2-0 në 2-3.

“Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Ka ndodhur edhe më parë. Dmth. ajo që ndikoi ka qenë ndryshimi taktik që e bëra, luajtëm më pas me dy sulmues, pasi që mua nuk më duhet humbja ose barazimi, por pikët e plota. Vendosja e taktikët ndikoi, ndërsa Malisheva nisi të mbrohej në pjesë të dytë,” ka thënë fillimisht Batatina, për të vazhduar.

“Ne si ekip jemi të mësuar të luajmë në bar natyral. Ka qenë vështirë të adaptohemi në bar artificial dhe mendoj se kjo ka ndikuar në lojën tonë në pjesë të parë, pasi që është vështirë të adaptohesh shpejt,” ka thënë ndër të tjera ai.

Llapi me fitore ndaj Malishevës dje, ka mbajtur kreun e Superligës duke pasur pikë të njëjta me Ballkanin ndjekës, edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga