Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEDIM YIGIT, PAS NDESHJES

“Rrëzohemi, lëndohemi, por po rritemi”

“Rrëzohemi, lëndohemi, por po rritemi”


27 September, 2023 @21:54

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Gjilaint ka thënë se ekipi i tij po fiton përvojë, përkundër mungesës së lojtarëve të tillë në Superligë, ndërsa rezultati i sotëm nuk ka të bëjë me lojën që e luajti Liria.

“Sot nuk pashë diçka që nuk funksionoi. Sot nuk pashë asgjë jo të mirë, në krahasim me ndeshjen e kaluar. Ne jemi ekip i ri në këtë ligë. Lojtarët që kemi, nuk kanë përvojë në këtë ligë, po mundohemi ta mbulojmë. Duke i rritur fëmijët, ndonjëherë rrëzohen dhe lëndohen. Edhe ne po e rrisim Lirinë në këtë mënyrë. Por sot, gabimet s’kanë të bëjnë me Lirinë,” ka thënë Yigit pas ndeshjes.

Liria u mposht nga Gjilani me një penallti, 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga