Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BURIM SHALA, PAS NDESHJES

“S’arritëm t’i ndalim”

“S’arritëm t’i ndalim”


27 September, 2023 @22:22

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ka treguar që ka pritur së paku një barazim ndaj kampionit, por ekipi i tij nuk ka arritur t’i ndalë sulmet e tyre.

“Duke e ditur forcën e Ballkanit, kam pasur besim për barazim. Ne provuam me çdo kusht të ndalim sulmet e tyre vertikale, por s’arritëm. Më pas, në pjesë të dytë edhe pse ndërruam lojën, nuk arritëm të ndërrojmë diçka në rezultat,” ka thënë ndër të tjera trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala.

Ballkani mposhti Fushë Kosovën 2-0 sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga