Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI PA TELASHE!

Kampioni tregon forcën në pjesë të parë

Kampioni tregon forcën në pjesë të parë


27 September, 2023 @20:48

Ballkani i Ilir Dajës ka treguar forcën në pjesë të parë të ndeshjes ndaj Fushë Kosovës sot, ndërsa me golat e shënuara brenda pjesës së parë ka siguruar fitoren për të luajtur qetë dhe në mënyrë të kontrolluar pjesën e dytë, ashtu që të shkojnë në fitoren e radhës dhe tashmë të bëhen gati për derbi ndaj liderit, Llapi.

Ballkani mori epërsinë me golin e Bleart Tolajt, ndërsa një goditje nga largësia e kapitenit Edvin Kuc ka bërë që të sigurohet fitorja dhe rehatia për pjesë të dytë të lojës. E në 45 minutëshin e dytë të ndeshjes përkundër zëvendësimeve dhe mundit, Fushë Kosova ishte e pafuqishme karshi ekipit suharkeas të përgatitur mjaft dhe përfundimtarja ishte e qartë: Fushë Kosova 0-2 Ballkani [Bleart Tolaj 27’, Edvin Kuc 42’].

TABELA AKTUALE

Tash Ballkani para ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Dinamos së Zagrebit do të duhet të përgatitet për derbi ndaj Llapit që është kryesues falë goldallimit për ndeshjen që luhet në fundjavë, ndërsa Fushë Kosova fitoren e parë të stinorit do të duhet ta kërkojë në ndeshjen e radhës, ndaj Prishtinës!

Me sot, Ballkani ka 16 pikë nga gjashtë ndeshje prej shtatë xhirosh, ndërsa Fushë Kosova është e dhjeta (e fundit) me një pikë të vetme të fituar nga po aq ndeshje si suharekasit nga shtatë xhiro të kaluara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga