Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJERIU I NDESHJES!

Dy gola e një asistim nga Rrahmani në fitoren e Rapidit

Dy gola e një asistim nga Rrahmani në fitoren e Rapidit


25 September, 2023 @22:09

Skuadra e Rapidit të Bukureshtit ka shënuar fitore sonte në kuadër të ndeshjes së xhiros së dhjetë të kampionatit rumun të futbollit. Ekipi nga kryeqyteti rumun ka mposhtur Clujin, 3-1, ndërsa kontributin kryesor në fitore të ekipit të Rapidit e ka dhënë sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.

Rrahmani ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim për bashkëlojtarin e tij në fitoren 3-1, ndërsa së pari pasi që portieri ia mbrojti penalltinë ai e konvertoi atë duke vrapuar shpejt (5’), e në pjesë të dytë shënoi nga zona për 2-1, para se të asistojë te goli i tretë për Petrilën.

Te Cluji nga minuta e 62-të në ndeshje u paraqit Ermal Krasniqi, ish-bashkëlojtari i Rrahmanit te Ballkani, por pa arritur të bëj diçka më shumë në ndeshje karshi Rapidit.

Me dy golat e shënuara sonte, Rrahmani ka çuar në gjashtë numrin e golave të tij në elitën rumune të futbollit, prej katër ndeshjeve të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga