Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK VI

Jakup Berisha (Feronikeli’74) - Ylli i javës (6)

Jakup Berisha, duke pranuar çmimin e më të mirit të javës/ Foto: FFK

Jakup Berisha (Feronikeli’74) - Ylli i javës (6)


25 September, 2023 @13:59

Mesfushori i krahut dhe sulmuesi i Feronikelit’74 Jakup Berisha është përzgjedhur nga Komisioni përkatës si lojtari më i mirë i xhiros së gjashtë të Superligës, pasi që futbollisti ka qenë ndër kryesorët dhe më të merituarit për rikthimin e madh të cilin ekipi i Xhengis Rexhepit e bëri ndaj Lirisë dje në Prizren.

Liria edhe pse fitonte 3-0, e humbi ndeshjen 3-5 në fund, ndërsa Berisha shënoi dy herë për ekipin nga Drenasi, duke ia siguruar fitoren e dytë kampionale dhe të parën jashtë terrenit.

“Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Milaim Humolli e Blerim Haxholli, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit të Niklit, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Liria pati paraqitje të mirë, teksa shënoi edhe dy gola, duke kontribuuar që skuadra e tij të fitojë tri pikë të reja, duke e përmbysur rezultatin nga 3:0 në 3:5,” ka shkruar FFK në njoftim.

Ndërsa vetë lojtari pasi ka pranuar çmimin ka shprehur ndjenjat pas rikthimit të madh të ekipit dhe kontributit të tij aty.

“Të shpallesh më i miri i xhiros është një ndjenjë e veçantë, sidomos në një ndeshje si ajo e ditës së djeshme, e cila ishte e papërshkrueshme dhe e para në karrierën time që më solli emocione të tilla. Të gjithë janë befasuar me përmbysjen e rezultatit nga 3:0 në 3:5 që e bëri skuadra jonë, por kjo tregon karakterin e ekipit tonë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për faktin që e kam ndihmuar ekipin të arrijmë një tjetër fitore të vlefshme në Albi Mall Superligë. Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, tifozët dhe të gjithë ata që besojnë tek ne. FC. Feronikeli 74 nga ndeshja në ndeshje do të hyjë për rezultate pozitive dhe besoj që me punën që po bëjmë do të arrijmë pikë maksimale në çdo ndeshje”, ka thënë Jakup Berisha për faqen zyrtare të FFK-së.

Përndryshe, Jakup Berisha do të hyjë në histori të Feronikelit’74 si lojtari i parë i tyre që merr këtë çmim ndonjëherë. Ai është 23-vjeç dhe i lindur në Shkup. Para Feronikelit’74 ai ka luajtur te Pelisteri dhe Kukësi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga