Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - GJILANI

5 ndeshje pa humbje, Llapi vazhdon kryesimin

Foto: FC LLapi

5 ndeshje pa humbje, Llapi vazhdon kryesimin


23 September, 2023 @17:00

Në 5 ndeshje pa humbje ka shkuar seria e Llapit!

Sot skuadra podujevase fitoi 2-1 (Muhamet Hyseni 18’, Granit Jashari 34’ / Qëndrim Ismajili 90+3’) ndaj Gjilanit, takim në të cilin të dy golat e Llapit shënuan në pjesën e parë.

I pari që e gjeti rrjetën ishte Muhamet Hyseni (18’), e më pas goli i dytë u shënua nga Granit Jashari në minutën e 34’. Goli i dytë u asistua nga Trimror Selimi.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë goli i vetëm i ndeshjes u shënua krejt në fund, kur Qëndrim Ismaili i Gjilanit e ngushtoi rezultatin në 2-1, rezultat që doli të ishte edhe përfundimtari i ndeshjes.

Tashmë Llapi shkon në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet në krye të renditjes, kurse Gjilani ka 4 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Xhiron e ardhshme, Llapi luan si mysafir i Malishevës, kurse Gjilani e pret Lirinë në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga